​Meta në Berlin, Lammert: Keni
mbështetjen gjermane për reformat

​Meta në Berlin, Lammert: Keni<br />mbështetjen gjermane për reformat
BERLIN-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon në Berlin një vizitë zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite, sot kryeparlamentari shqiptar u prit nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert.

Z. Meta informoi Presidentin Lammert mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri duke theksuar se, ‘jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të KE’. 

Nga ana e tij, Lammert, ‘Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane’.

Lammert i theksoi Metës gjithashtu se, ‘Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën’.

Kryetari Meta dhe Presidenti Lammert biseduan edhe për zhvillimet e fundit në rajon.
“Procesi i Berlinit, kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE”, i theksoi Meta homologut gjerman.

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar