​Meta në panairin ushqimor në
Skrapar: Do të hapen vende pune

​Meta në panairin ushqimor në<br />Skrapar: Do të hapen vende pune
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të LSI-së për Qarkun e Beratit dhe Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu.

Në fjalën e tij, Meta tha se panairi që është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve bio, që janë shumë të kërkuara kudo.

“Mjaft projekte të rëndësishme kanë filluar të realizohen në Skrapar, shumë vende të reja pune janë hapur, por unë jam i sigurt se edhe shumë projekte të tjera janë në nisjen e tyre dhe shumë vende të reja pune do të hapen gjatë këtij viti dhe në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Sipas kreut të LSI-së, kjo është njëkohësisht edhe një mënyrë e për të promovuar turizmin.

“Kjo është një mënyrë e shkëlqyer gjithashtu edhe për të promovuar turizmin në Skrapar, i cili po njeh rritje dhe zhvillim të pandërprerë. Suksese dhe urime në radhë të parë atyre që punojnë, atyre që prodhojnë atyre që ruajnë traditat më të mira të kësaj zone, sepse ata janë edhe forca kryesore ringjallëse e kësaj krahine me tradita të shkëlqyera patriotike”, tha Meta.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu tha se prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Skraparit kanë krijuar identitetin e tyre në treg, duke mundësuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyrë të ndjeshme.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Raketa ruse vret dy persona në rajonin e Kharkiv

Raketa ruse vret dy persona në rajonin e Kharkiv