Meta: Transparenca e institucioneve
domosdoshmëri për vendimmarrjen
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, tha se e konsideron këtë takim si një mundësi mjaft të mirë të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar në nivel rajonal.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, tha se e konsideron këtë takim si një mundësi mjaft të mirë të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar në nivel rajonal.
Kryetari i Kuvendit theksoi se transparenca nuk është vetëm një parim themelor mbi të cilën duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet shtetërore në tërësi, por është një domosdoshmëri, që i siguron publikut një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes.
“Komunikimi dhe informimi i vazhdueshëm i publikut, si dhe qasja në rritje e qytetarëve në punimet e organeve ligjvënëse siguron që, përfaqësuesit e zgjedhur të jenë në kontakt me publikun dhe të përgjigjen para tij. Pjesëmarrja, sidomos e shoqërisë civile në procesin ligjvënës të Kuvendit i shërben përmirësimit të cilësisë së legjislacionit të shqyrtuar dhe miratuar”, tha Meta.
Ndërsa, zv.ambasadori i Prezencës së
OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, garantoi mbështetjen e plotë të Prezencës për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa e vuri theksin tek forcimi i marrëdhënies mes këtij institucioni nga njëra anë dhe shoqërisë civile e publikut nga ana tjetër.
“Parlamenti është vendi ku shprehet vullneti i popullit, i njerëzve. Nga deputetët pritet që ata t’i dëgjojnë zgjedhësit e tyre dhe t’i përfaqësojnë ata dhe t’iu përgjigjen nevojave të tyre. Por në mënyrë që ta bëjmë këtë rol, Parlamenteve ju nevojitet një partner aktiv, shoqëria civile dhe sigurisht dhe vetë publiku i gjera”, tha Wilton.
Sekretarja e Përgjithshme, Albana Shtylla njohu të pranishmit me disa nga hapat e ndërmarra nga Kuvendi i Shqipërisë në drejtim të transparencës dhe të rritjes së pjesëmarrjes së publikut në procesin legjislativ.
“Një hap i rëndësishëm sa i përket transparencës së veprimtarisë së Kuvendit është ai që ka të bëjë me pjesëmarrjen e publikut drejtpërdrejt në mbledhjet e komisioneve të përhershme apo të grupeve të ndryshme në mbledhjet e komisioneve të përhershme apo të seancave plenare”, tha Shtylla.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15