​Ministri Shalsi: Shqipëria
është kthyer në destinacion turistik

​Ministri Shalsi: Shqipëria<br />është kthyer në destinacion turistik
Ministri i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi, mori pjesë në konferencën me përfaqësuesit e BE-së për Rolin e Turizmit në Zhvillimin e Ekonomisë Urbane. Konferenca është zhvilluar në qytetin e Beratit ku ministri Shalsi ka qenë dhe deputet.
 
“Jam i kënaqur që daljen e parë në media si Ministër i Pushtetit Vendor e bëj nga Berati, ku edhe kam qenë deputet. Kemi një Berat që frekuentohet nga shumë turiste, kemi një Shqipëri që është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, kemi një Shqipëri që ka potencialet e duhura për të zhvilluar turizmin. Sfida jone është zhvillimi turistik, ne synojmë te përmirësojmë infrastrukturën dhe politikat ku dhe do rakordojmë pushtetin vendor me atë qendror për t'ja arritur qëllimit” deklaroi Shalsi.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës