​Miss Globe "pushton" Bunk'Art

​Miss Globe
TIRANE-Delegacioni i bukurisë me përfaqësuese nga mbarë bota viziton Bunk’Art, qendrën historike kulturore.

49 vajzat konkurrente nga 49 shtete të botës në Miss Globe 2016 ndodhen në Tiranë për eventin më të madh të bukurisë. E ndërsa janë në pritje të spektaklit të madh, vajzat kanë vizituar ditën e djeshme galeritë e Bunk’Art ku u njohën me bunkerin antibërthamor të ndërtuar në vitet 1970 nga qeveria komuniste, i shndërruar prej vitit 2016 në një atraksion turistik.
Preisidenti i Miss Globe Petri Bozdo, që kur ka nisur ky evente ruan projektin e shëtitjes së vajzave nëpër monumente të kulturës dhe te trashëgimisë. Për vajzat që vijnë për herë të parë në Shqipëri, vizita në Bunk'Art ka qenë një surprizë.

Ishin të veçanta orët kur vajzat u njohën me historinë e viteve të regjimit komunist e dëshmuar përmes dhomave nëntokë.

Teksa shëtitën në dhomat e bunkerit dhe në mjediset e ekspozitave të shumta bukuroshet e botës kanë mësuar pjesë nga historia e Shqipërisë dhe nga jetesa e saj e dhimbshme nën sundimin e diktaturës për 50 vite me radhë.

Vajzat duke realizuar fotografi në Bunk’Art morën me vete copëza historie nga vendi misterioz i ndërtuar nga komunistët për një qëllim, për t’u strehuar nga një sulm i mundshëm bërthamor në Shqipëri.

[gallery]19718[/gallery]

Ky moment konsiderohet nga ato si një çast special dhe i paharruar. Ato do të kene të tjera vizita në muzetë e Shqipërsisë deri në natën finale të 'Miss Globe' që do të mbahet më 25 nëntor në Tiranë.

Vajzat shkruan përshtypjet e tyre dhe mbi një libër të posaçëm, për t’u larguar me mbresat nga kjo qendër e për të kapërcyer sërish tek gara e bukurisë që do të zhvillohet në Tiranë më 25 Nëntor.

Spektakli i bukurisë “Miss Globe” pas suksesit të një viti më parë që u mbajt në Kanada këtë vit do të mbahet në Shqipëri. Eventi botëror i bukurisë ‘The Miss Globe 2016’ është rikthyer pas 5 vitesh në Tiranë. Edicioni i këtij viti nisi më 13 nëntor dhe do të përfundojë më 25 nëntor. Pikërisht me 25 nëntor do të jetë dhe finalja e madhe, ku bukuroshja filipinase An Loren Kolis do të dorëzoje kurorën e argjendtë në një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli