​Muzeu Bunk’Art 2, atraksion turistik
me interes të madh për turistët e huaj

​Muzeu Bunk’Art 2, atraksion turistik<br />me interes të madh për turistët e huaj
Ish-bunkeri bërthamor komunist i hapur si Muze në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar për të treguar si persekutonte regjimi kundërshtarët e tij, është bërë një qendër e vizitueshme nga vendas dhe të huaj.
 
Bunk’Art 2 është vituar dje nga turistë nga Polonia, të  cilët kanë shprehur  interes për çfarë trasmeton ky muze.
 
Edhe njw ditw më parë, Bunk’Art 2 u vizitua nga turistë nga Faranca duke e shndërruar në një pikë referimi të vizitueshme tashmë në Kryeqytet.
 
Me çeljen e Bunk’Art 2 , mediat botërore e lançuan me jehonë, pasi më heret një nga prestigjozet amerikane Washington Post shkruante  se,
 
“Bunkeri 1 mijë metër katrorë, me mure betoni të përforcuara deri në 2.4 metra thellësi,  është ndërtuar mes viteve 1981-1986, për të strehuar udhëheqësit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe në rast të një sulmi të huaj bërthamor”, shkruan më tej prestigjiozja amerikane.
 
“Washinton Post” thekson muaj më parë se në ambientet e muzeut gjenden fotografitë që ilustrojnë persekutimin politik të më shumë se 100 mijë shqiptarëve nga viti 1945 deri në vitin 1991.
 
“20 dhomat e muzeut tregojnë historinë e policisë shqiptare nga 1912 deri në vitin 1991 si dhe emrat e 6027 të ekzekutuarve të regjimit, 34 mijë të tjerë të burgosur dhe emrat e më shumë se 50 mijë të tjerëve të dërguar nëpër kampet e përqendrimit”, vijon artikullin gazeta amerikane.
 
Kanë qenë më shumë se 55 media të huaja që kanë shkruar për Bunk’Art 2 që tanimë është shëndërruar në një nga pikat më të vizitueshme në kryeqytet./ATSH
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro