​Në kërkim për prodhim e shitje
droge, kapen dy persona

I dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, një 31-vjeçar nga Shkodra është kapur ditën e sotme nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, ra në prangat e policisë ditën e sotme pasi ishte shpallur fajtorë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Veç 31-vjeçarit, u ndalua edhe 40-vjeçari Qani Hamzja, banues në Tiranë, pasi ishte dënuar me 3 vite e tetë muaj burg, pasi u shpall fajtorë për veprën penale penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër
 
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
 
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.
 
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër kapen dhe ndalohen shtetasit në kërkim:
 
Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
 
Qani Hamzaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna