​Në kërkim terroristi i 8, autoritetet
franceze publikojnë foton e tij

​Në kërkim terroristi i 8, autoritetet<br />franceze publikojnë foton e tij
Hetuesit në Paris thonë se një person i tetët mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë mbi 130 persona. I kërkuari është 26-vjeçari, Abdeslam Salah. Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e tij.

Policia franceze ka apeluar për informacion për Salah, i cili ka lindur në Belgjikë dhe që ka lidhje me sulmet në Paris. Ata e përshkruajnë atë si të rrezikshëm dhe paralajmërojnë njerëzit që të mos i afrohen atij.

Shtatë terroristët e vrarë - dy prej tyre rezidentë në Belgjikë - vdiqën gjatë sulmeve të Premten. Ministria e Brendshme thotë se sulmi është përgatitur nga jashtë, nga një grup me bazë në Belgjikë.


 Zyrtarët thanë fillimisht se bëhej fjalë për tetë terroristë, ku gjashtë prej tyre hodhën vetën në erë dhe një u vra nga policia. Në sulmin e koordinuar me kujdes të cilin presidenti francez, Francois Hollande thotë se vjen nga ISIS, janë përfshirë plane intensive, armë të sofistikuar dhe njerëz të disa kombësive.
terroristi
*Abdeslam Salah


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur