“Ishte një rezultat i papritur për faktin se ka edhe një përformim të votës të ndjeshëm të evidentuar sidomos për qarkun e Shkodrës ku unë kam qenë present, por kjo është një analizë e opozitës në ditët në vijim”, tha Ndoka.
I pyetur sesi e gjykon humbjen e PD në shkallë vendi dhe a ka një qëndrim për z Basha, Ndoka shprehet se kryedemokrati ka marrë vendimet e duhura për demokratët e për vendin.
“Ky është problem i z Basha dhe i PD unë si aleat me aq sa e kam ndjekur procesin dhe vemndimarrjen e z Basha gjatë kësaj periudhe gjykoj që ai ka marrë vendimet më të mira për vendin e opozitën. Ai vërtet ka humbur një betejë, por PD dhe demokratët kanë forcën energjinë për të vijuar më tej”.
(d.b/Shqiptarja.com)