​Ndahet nga jeta 6- vjeçari që
bashkoi gjithë botën e futbollit

​Ndahet nga jeta 6- vjeçari që<br />bashkoi gjithë botën e futbollit
Bradley Lawey, djaloshi i  cili preku zemrën e miliona njerëzve në të gjithë globin, është ndarë pasditen e sotme nga jeta.

Edhe pse ai erdhi në vëmendjen e publikut për shkak të betejës së tij kundër kancerit, shpirti luftarak dhe buzëqeshja e tij do të mbeten për një kohë të gjatë në memorien e shumë njerëzve.

[gallery]22997[/gallery]
Një fansi i Sanderland, 6-vjeçari e përshkroi sulmuesin Jeremain Defoe, i cili tashmë mban veshur uniformën e Bournemouth, si mikun e tij më të mirë dhe së bashku bënë disa paraqitje të nivelit të lartë në fushën e gjelbër.

“Nuk e di a mund ta përshkruaj me fjalë se si ndihem. Lidhja që kisha me Bradley ishte vërtet speciale. Flas me familjen e tij çdo ditë, isha me ta disa ditë më parë dhe ishte e vështirë ta shikoja atë të vuante ashtu”, është shprehur Defoe gjatë një konference për shtyp.



6-vjeçari u shfaq për herë të fundit në fushën e futbollit përkrahë Defoe në mars, ku ai ishte një maskotë për Anglinë në ndeshjen kundër Lituanisë.

Vogëlushi mori pjesë edhe në çmimet për personalitetin e sportit në vitin 2016, ku sigurisht që tërhoqi të gjithë vëmendje.

Për kurimin e tij ishin të shumta donacionet e bëra nga lojtarë të futbollit, por gjithashtu edhe nga skuadra, ku Tottenham dhuroi 200 mijë paund për kurimin në Amerikë të 6-vjeçarit, por fatkeqësit ai e humbi betejën me kancerin.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën