​Ndahet nga jeta aktori Lazer Vlashi

​Ndahet nga jeta aktori Lazer Vlashi
Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi. Ai ishte një ndër artistët e parë të plejadës së aktrimit shqiptar.

U lind në Durrës më 15 shtator 1919. Vlashi ka intepretuar rreth 80 role në Teatrin Popullor. Ndër shfaqjet më të spikatura ku mori pjese janë: “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”. Lazer Vlashi ka interpretuar edhe në disa filma të njohur të kinematografisë shqiptare, si “Tana”, në rolin e sekretarit; apo “Debatik”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”. Megjithëse doli në pension në vitin 1976, Vlashi doli në skenë deri në mesin e viteve ’90.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe