​Në 90% të Shqipërisë ka borë në
Ksamil dikush na sfidon me plazh

​Në 90% të Shqipërisë ka borë në<br />Ksamil dikush na sfidon me plazh
E ndërkohë që të gjithë që ndodhen në natyrë jashtë janë mbledhur kruspull nga i ftohti, në Ksamil një person sfidon.

Pavarësisht temperaturave minus, ai zgjedh të lahet në detin Jon. Ky shqiptar ngjason me rusët që shpërfillin ngricat dhe lahen në mes të dimrit. Video është publikuar në një ‘fan page’ në rrjetin social, Facebook, ku komentet kanë qenë të shumta. Pozitive dhe plot habi ata shprehen sesi e gjen kurajën ky shqiptar të lahet në mes të dimrit.

Në Ksamil, temperaturat ditën e sotme paradite kanë shënuar deri minus gradë Celsius, por dielli ka shkëlqyer, kurse bora nuk e kapërceu dot Qafën e Llogarasë, por thjesht zbukuroi peizazhin turistik në atë zonë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv