Mijëra emigrantë sirianë kanë kaluar në Austri, pas vendimit të papritur të Hungarisë për të vënë në dispozicion të tyre autobusë drejt kufirit.
Për ditë të tëra, qeveria hungareze nuk lejoi udhëtimin e emigrantëve drejt Europës Perëndimore me tren, por ajo u zbut kur shumë prej tyre filluan të ecnin në këmbë drejt kufirit të premten.
Rreth 4 mijë persona arritën në Austri mesditën e sotme, por shumica e tyre do të vazhdojnë rrugën në drejtim të Gjermanisë. Ndërkohë sipas BBC-së, një grup i dytë u nis në këmbë nga Budapesti në drejtim të kufirit me Austrinë.

(Në foto: Një fëmijë emigrant i cili ka udhëtuar me familjen mijë kilometra për të mbërritur në Gjermani)
Qeveria austriake njoftoi se emigrantët mund të aplikojnë për azil ose të vazhdojnë lirisht në Gjermani. Ky vendim vjen pasi vendet e Bashkimit Europian po përpiqen të bien dakord që të marrin nga një numër të caktuar azilkërkuesish, shumica e të cilëve janë larguar nga Siria dhe Iraku për shkak të terrorit të ISIS-it.

(Në foto: Emigrantë të mbërritur në stacionin hekurrullor në Vjenë)
Qeveria hungareze u detyrua të heqë kufizimet në transit pasi shumë emigrantë të frustruar u përplasën me kordonët e policisë. Një natë më parë, dhjetëra autobusë mbërritën në stacionin e Keletit, në qendër të Budapestit, ku ndodhet një kamp i improvizuar për emigrantët.
Redaksia Online
(e.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO