​Negociatat, Bregu: Integrimi jo
fushatë, të ulemi për detyrimet

​Negociatat, Bregu: Integrimi jo<br />fushatë, të ulemi për detyrimet
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, njëherazi kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kërkon kompromis mes forcave politike, për të çuar përpara axhendën e integrimit.
 
Gjatë një deklarate për mediat, Bregu u shpreh se procesi i integrimit nuk duhet të përdoret për fushatë elektorale, por politikëbërësit të ulen dhe të plotësojnë detyrimet e Brukselit.
 
"Le të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik, të gjejmë rrugën dhe nxitjen së brendshmi për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se gjithkush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse Shqipëria bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian të mos përdoret e keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afatgjatë për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
", u shpreh Bregu.  
  
Duke iu referuar takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Bregu tha se është shqetësuese moscaktimi i një date për çeljen e negociatave. Ajo theksoi se kushti i BE-së për t'i çelur dritën jeshile të bisedimeve mbetet ligji i Vettingut.
 
"Prej asaj çka Këshilli bëri publike dje është e qartë se Shqipëria ka një krye-detyrim për të zbatuar që është ligji i Vetting-ut, plotësimin e prioriteteve të tjera për hapjen e negociatave, dhe me rëndësi jetike është shpëtimi i pligjiolitikës nga bashkëjetesa me krimin, pra zbatimi i ligjit të dekriminalizimit i cili do të ishte një garanci më shumë edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por nëse mbledhja e Këshillit u mbyll pa vendim, dhe ne presim kur do të na vijë radha tjetër për tu diskutuar duke mos u marrë ndërkohë me problemet reale,si krimi, droga, korrupsioni, që e mbajnë Shqipërinë ende larg anëtarësimit, ne s’bëjmë gjë tjetër veçse e dëmtojmë vetë procesin", tha deputetja demokrate. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)