TIRANË-Një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një konferencë të sotme për shtyp specifikoi se shpresat për çeljen e negociatave mbeten tek hartimi i një raporti të ndërmjetëm nga Këshilli Europian, gjatë vitit 2017.
Gjosha theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë kriter, jo kusht per çeljen e negociatave.
“Zgjedhjet e ardhshme janë kriter por jo kusht i vendosur nga KE për çeljen e negociatave”, tha Gjosha, duke shtuar se qeveria është e gatshme të dialogojë në çdo moment me opozitën për zhbllokimin e ligjit të Vettingut.
Gjosha u shpreh se Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel mbështesin integrimin e vendit tonë në BE dhe vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria për të realizuar 5 prioritetet për çeljen e negociatave.
Sipas Gjoshës, në këtë pikë ku ndodhet vendi, integrimi varet nga zhbllokimi i ligjit të Vettingut, i cili siç dihet është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, që e cilëson atë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
/Shqiptarja.com

VIDEO