Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Palooka i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë realitetin shqiptar për të lexuar drejt atë që tha një ditë më parë në Tiranë nga kryetari I komisionit parlamentar për çështjet europiane në Bundestagun gjerman Gunther Krishchbaun.
Gjatë një interviste Paloka tha se kryeministri Rama dhe qeveria e tij është përgjegjëse për bllokimin e negociatave, ndërsa e vetmja çështje që kërkohej, kontributi i opozitës me ndryshimet kushtetuese, u dha nga PD në parlament.
"Shqiptarët kanë humbur që në momentin që zgjodhën Edi Ramën kryeministër, kjo është fatkeqësi. Shqiptarët kanë humbur kur Shqipëria u kthye në vend të sunduar nga krimi dhe nga mafia. Shqiptarët kanë humbur momentin kur korrupsioni u bë galopant dhe arriti në nivele kurrë më të para më Shqipëri. E vetmja pikë, kishim mundësi ta bllokonim ishin ndryshimet kushtetuese, ne atë votë e dhamë."- deklaroi Paloka.
Por Aldo Bumci shkon edhe më tej në deklaratën e tij kur thotë se edhe në pranverën e 2018-ës nuk mund të çelen negociatat, nëse nuk ka reflektim nga qeveria, ndërsa i kërkoi kryeministrit të mos fshihet.
Krishbaun thotë Bumçi foli në emër të partisë së Merkel dhe jo në emër të tij personal, ndërsa liston 7 kushte për Shqipërinë për hapjen e negociatave.
"Fshihet si struci duke thënë që erdhi më takoi një deputet. kjo është sjellje joserioze. nëse kryeministri fshihet do rrezikojmë edhe në pranverën e vitit 2018. Derën po e mbyll ky kryeministër."- deklaroi Bumçi.
Sipas Bumçit ndonëse marrëdhëniet mes PD dhe CDU janë shumë të mira, të dhënat për Shqipërinë kanë sjellë këtë vendim të Gjermanisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO