Nëntori për shqiptarët është muaji i festave, pasi në të kremtojmë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. Por jo vetëm kaq, për Tiranën në mënyrë të veçantë është bërë traditë tashmë edhe festimi i Natës së Bardhë.  

Por këtë vit Nata e Bardhë duket se do jetë më e bukur se kurrë më parë, pasi në Tiranë do vij edhe një nga këngëtaret më të mira italiane, Giusy Ferreri. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi uron një muaj të mbarë në këtë fillim Nëntori, njofton dhe ardhjen në Tiranë të këngëtares së famshme italiane, Giusy Ferreri. Nata e Bardhë, pritet të festohet nën tingujt e muzikës së këngëtares italiane.

Veliaj ne Twitter
Ju përshendes me këtë këngë, NENTOR të mbarë.
Për Naten e Bardhe do e kemi ne Tirane :-)
Giusy Ferreri - Novembre


Veliaj poston edhe linkun këngës “Novembre” të Giusy Ferrerit