​Nëpër Tiranë me motor e
pistoletë, arrestohet 25 vjeçari

Një 25 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi u kap nga policia duke lëvizur me motor me një armë zjarri. Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë, u kap nga skuadra "Shigjeta" në rrugën "Bardhyl" duke qarkulluar me motor pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri "Broëing", me një krehër me fishekë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan:

- një silenciator

- një palë dylbi

- 21 copë fishekë

- 5 telefona

- një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

- një thikë me palosje

- një thikë me dorezë të zezë

- shkop gome

- 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

- 6 targa automjetesh

- një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

- një minikartë telefoni

- prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta"

NBjoftimi i plotë i policisë:
Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri dhe motorr të papajisur me dokumentacion.

Kapet në flagrancë nga skuadra "Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja".

Policia arreston 25 vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesë i gjendet dhe municion luftarak e lëndë narkotike.

Sekuestrohet armë zjarri, municion luftarakë, armë të ftohta, lëndë narkotike, targa mjetesh dhe prozhektor.

Më datë 29.09.2017, shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin :

- Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur nga skuadra "Shigjeta" në rrugën "Bardhyl" duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- Armë zjarri "Broëing", me një krehër me fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- një silenciator

- një palë dylbi

- 21 copë fishekë

- 5 telefona

- një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

- një thikë me palosje

- një thikë me dorezë të zezë

- shkop gome

- 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

- 6 targa automjetesh

- një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

- një minikartë telefoni

- prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

brenda lajmit
 (Arm apistoletë që ju gjet 25-vjeçarit)

brenda lajmit
  (Policia gjatë shqoerimit të 25-vjeçarit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë