Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka akuzuar Qeverinë për vjedhjen e qëllimshme të pronave të Himarës në favor të klientëve të saj.
 
Në një takim të shoqatave e grupimeve himarjote jashtë dhe brenda vendit, Neranxi akuzoi se himariotët po shpronësohen në mënyrë të padrejtë e po privohen qëllimisht nga pajisja me certifikata pronësie.
 
Kjo në një çast kur çështja e pronës në gjithë krahinën ka qenë historikisht shumë e qartë, ajo prej shekujsh u takon banorëve autoktonë, pa mosmarrëveshje e pa mbivendosje.
 
Neranxi u bëri thirrje eurodeputetëve grekë dhe trupit diplomatik të pranishëm në takim, të ndihmojnë komunitetin himarjot për të zgjidhur çështjen e pronave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com