​Neymar, në gjurmët e Rivaldo-s
shënon golin e 100 për Barcelonën

​Neymar, në gjurmët e Rivaldo-s<br />shënon golin e 100 për Barcelonën
Neymar ka shënuar golin e tij të 100 me skuadrën e Barcelonës duke u bërë braziliani i tretë që kap këtë shifër bashkë me Rivaldo dhe Evaristo.
 
Në përballjen e Barcelonës kundër Granadës, Neymar ka shënuar në kohën shtesë duke vulosur fitoren 4-1 të skuadrës së tij dhe duke kapur kuotën e 100 golave me barcelonën.
 
Neymar është braziliani i tretë që ka shënuar 100 gola për "katalanasit", brazilianët e tjerë që e kanë tejkaluar këtë shifër duke luajtur me Barcelonën janë: Rivaldo me 130 gola dhe Evaristo me 105.
 
25 vjeçari brazilian tashmë është në listën e yjeve të Barcelonës ku në janar u fut edhe Suarez dhe lista kryesohet nga i paarritshmi Lionel Messi. 

Redaksia Online
Er.K/SHqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot