​Ngjela: Në Berlin u mund tabori
esadis kundër Shqipërisë në BE

​Ngjela: Në Berlin u mund tabori<br />esadis kundër Shqipërisë në BE
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe takimin e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
 
Ngjela shkruan në Facebook se mesazhet e Merkel për çeljen e negociatave dhe zbatimin e ligjit të vettingut si të lidhur me to, janë një fitore e madhe për shqiptarët.
 
Sipas tij, kundër reformës në drejtësi dhe negociata është rreshtuar tabori esadit, Berisha, por përgjigjen për ta, shkruan Ngjela, do ta japë Komisioni i Venecias pas pak ditësh.
 
Deklarata e plotë e Spartak Ngjelës
Suksese - Shqipëria Europiane u vendos sot në Berlin
 
l.
Është hera e parë për Shqipërinë: në Berlin u mund më në fund regresi oriental Berisha, që në fakt ka filluar që në vitin 1914 - kur u zbua nga Shqipëria princi gjerman, Wide.
 
Dhe, pikërisht atje: në Berlin duhej mundur vreri esadist kundër Shqipërisë Europiane, sepse është fakt historik që, pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ishte vepër mbrojtëse e Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë.
 
Angela Merkel garantoi sot pesë prioritetet e Komisionit Europian dhe kushtin e vettingut për çeljen e negociatave me BE. Kjo ka qenë një fitore e madhe për shqiptarët.
 
Korrupsioni nuk ka më asnjë shpresë në Tiranë, dhe rëndësia e Shqipërisë për Perëndimin është çast i madh i solemnitetit historik, kur populli shqiptar grisi përfundimisht rrjetën pesëshekullore antieuropiane që u luajt deri para katër ditësh kundër Shqipërisë Europiane nga tabori esadist, Berisha.
 
ll.
Tani na mbetet vettingu. Edhe ai vjen këto ditë nga Venecia. Kurse reforma në Drejtësi duhet të nisë me një seriozitet maksimal, sepse në këtë reformë është e mbështetur tani e gjithë shpresa e progresit europian te Shqipërisë.
 
Jemi të nëpërkëmbur nga një grusht banditësh e vjedhësish që kanë drejtuar drejtësinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, dhe, më në fund, shqiptarët do të çlirohen përfundimisht. Jemi njëlloj si në vitin 1912 - 1913 kur bandat e politikanëve të shitur shqiptarë, kërkonin ta katandisen Shqipërinë një "copë tokë" në Shqipërinë e Mesme. Por sot jemi shumë të fortë.
 
Shqipëria po avancon drejt dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar. Tre apo katër muajt që po vinë, janë kurorëzimi i shpirtit të gjerë shqiptar në Ballkanin e banuar sot nga tetë milionë shqiptarë.
 
Festa e sotme e pavarësisë, duhet festuar dyfish.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës