Deri në drekë, 90 persona kanë dorëzuar dokumentat që u mungonin në dosjet që këkon ligji.
Nga nesër, përgjatë 2 javëve në vazhdim operacionin ndërkombëtar të monitorimit do të nisë vlerësimin e kandidateve.
Ata më herët patën marrë vlerësimin pozitiv të këtij operacioni, por dokumentat e dorëzuara u cilësuan të paplota.
Për këtë arsye u listuan në listën B, atë të kandidateve potencial që përmbushnin kriteret, por me mangësi në dokumentacion.
Në këtë listë ishin 164 persona. kuvendi ktheu procesin dhe një herë në zyrat e avokatit të popullit duke i lënë aplikanëtve 1 afat 1 javor për korigjim.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com