Atleti Wayde Van Niekerk, ka thyer ditën e mërkurë rekordin në garën e 300 metrave, duke rregjistruar kohën prej 30 sekonda e 81 të qindtat, në një organizim ndërkombëtar në Ostrava të Çekisë.
Niekerk është kampion olimpik në 400-metërsh dhe të mërkurën theu rekordin e mbajtur nga Michael Johnson (30 sekonda e 85 të qindtat), që prej vitit 2000.
Pavarësisht se ky është një rekord më vete, gara e 300 metërshit nuk konsiderohet rekord botëror pasi nuk njihet si zyrtare në programet e kampionateve të rëndësishme.
“Unë jam shumë i kënaqur me këtë performancë dhe tepër i nderuar që hyj në histori”, është shprehur atleti pas thyerjes së këtij rekordi.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com