​Nisma për Kosovën: Thaçi
kampion i mospërfilljes së ligjit

​Nisma për Kosovën: Thaçi<br />kampion i mospërfilljes së ligjit
Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj spotit të PDK-së, duke thënë se Hashim Thaçi po manipulon me kuadrin pedagogjik dhe arsimor, veteranët e luftës, policë, doganierë, gjyqtarë të cilët duhet të mbeten jashtë çdo fushate partiake.

Nisma nëpërmjet një komunikate ka thënë se statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptar i Kosovës është populli më i varfër në Evropë.

Nëse procesi për organizimin e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 po shoqërohet me shkelje të rënda, sipas tyre ,Hashim Thaçi është kampioni i mospërfilljes së etikës demokratike e ligjore.

“Uzurpuesi i funksioneve reale të Institucionit të Presidencës, diktatori i Qeverisë së Kosovës, despoti i Partisë Demokratike të Kosovës, cenzuruesii Mediave publike nuk ka të ndalur me keqpërdorimin e segmenteve jetike të shoqërisë sonë.Skandali i fundit, që duhet të dënohet nga të gjithë, është manipulimi me kuadrin pedagogjik dhe arsimor, me policë, me doganierë, me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.Sa për ilustrim po përmendim faktin se në spotin televiziv “MISIONI i RI”, në mënyrë të paligjshme, nxjerr para kam erave arsimtarë, veteranë të luftës çlirimtare, policë në uniforma dhe zyrtarë të administratës shtetërore të Doganave të Kosovë që të propagandojnë “rezultatet” e Hashim Thaçit”, thuhet në komunikatë.

NISMA për Kosovën dënon instrumentalizimin e kuadrit pedagogjik dhe arsimor, veteranëve të luftës, policëve, doganierëve, gjyqtarëve dhe profesioneve tjera që duhet të mbeten jashtë çdo fushate partiake.

Sipas tyre, mësimdhënësit dhe pedagogët e të gjitha niveleve të arsimit, veteranët e luftës çlirimtare, policët, doganierët, gjyqtarët janë të popullit dhe shtetit të Kosovës dheinstrumentalizimi që Hashim Thaçi është duke u bërë institucioneve shtetërore dhe segmenteve të caktuara të shtetit, nxjerrin në shesh ambiciet e tij despotike e staliniste të identifikimit me shtetin!

“Sado të përpiqet që ta zbatojë filozofinë politike se “Shteti jam unë!” Hashim Thaçi do të dështojë, sepse k a përfunduar epoka e despotizmit dhe diktaturave në Evropë!Më 8 qershor, sovrani i Kosovës, me votën e lirë do t’i tregojnë Hashim Thaçit se statistikat që mundohet t’i propagandojë nuk mund të fshehin realitetin e hidhur se arsimtarët e Kosovës, veteranët e luftës çlirimtare në Kosovë, gjyqtarët, policët, doganierët e Kosovës në krahasim me kategoritë e njëjta profesionale të shteteve të rajonit janë më të diskriminuarit. Statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptarë i Kosovës është populli më i varfër në Evropë!Vota e popullit do t’i tregojë vendin “Misionit të vjetër” që ka veshur petkun e “ri”. Thuhet në komunikatë./Kosovapress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë