​Një vezë në ditë ndihmon fëmijët
të bëhen më të gjatë

​Një vezë në ditë ndihmon fëmijët<br />të bëhen më të gjatë
Një vezë në ditë mund të ndihmojë fëmijët të rriten më të shëndetshëm dhe më shtatlartë, kjo sipas një studimi 6-të mujorë në Ekuador.

Pavarësisht se janë të ziera, të skuqura, të pjekura apo omletë, vezët duket se i japin fëmijës një nxitje në rritje.

Dy vitet e para të jetës janë kritike për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije, dhe çdo gabim që bëhet në këtë fazë është i pakthyeshëm.
Ushqimi i dobët është një shkaktarë i  shtatshkurtësisë dhe i shumë sëmundjeve e infeksioneve të fëmijërisë.

Studjuesja Lora Iannotti dhe kolegët e sajë bënë një eksperiment në zonat rurale të Ekuadoritme fëmijë nga 6-të deri në 9-të muaj.

Në studim u morën 260 të rinjë, dhe vetëm gjysma e tyre u ushqyen me vezë ndërsa të tjerët u monitoruan për krahasim.
Studiuesja tha se kishte mbetur e befasuar nga rezultatet e studimet se sa shumë ndihmonin vezët në rritjen e fëmijëve, duke thënë se “vezët janë një ushqim i rekullueshëm për fëmijët e vegjël.”

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!