​Noka: Tahiri u dëmtua sot nga
Policia italiane e Prokuroria

​Noka: Tahiri u dëmtua sot nga<br />Policia italiane e Prokuroria
Deputeti demokrat Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm ka ironizuar prezantimin e makinave elektrike të Policisë së Shtetit.

Sipas Nokës, këto makina nuk mjaftojnë për të kapur Balilin dhe Habilajt.  Noka shprehet se Tahiri sot është goditur rëndë nga policia italiane dhe prokuroria shqiptare.

Makinat elektrike mund të jenë një lodër e re për një englendisje të çunave, por dikush ti kontrollojë për kasetofona se Saje Qorri nuk harron zanatin e vjetër, ka dorë. Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin. Nuk mjaftojnë as për të kapur audin e Saimir Bashkim Tahirit që e përdorin Habilajt në Vlorë sa herë kërkojnë t’i nderojë policia. Unë e kuptoj dëshpërimin e Tahirit të Ramës. Prokuroria dhe policia italiane e kanë dëmtuar rëndë sot. I kanë kapur 11 tonë droge. I ngeli 30 përqindeshi i kësaj sasie pa marre. Do mundohet të kapë noj tender uniformash për t’a kompensuar. S’ka çbën”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik