​Noka-Ramës: Cinik, flet për mirëqenie
në zonën më të varfër të Shqipërisë

​Noka-Ramës: Cinik, flet për mirëqenie<br />në zonën më të varfër të Shqipërisë
Nga Kukësi, deputeti demokrat i zonës, Flamur Noka, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me fermerë në, Shishtavec.

Noka thotë se "është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqënie në zonën më të vafër".

"Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes edi ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër", shprehet Noka.

Noka e bëri këtë deklaratë teksa inspektonte fillimin e punimeve të rikostruksionit të një rruge në Lagjen e re të qytetit të Kukësit, investim i Bashkisë Kukës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik