​Nokia rikthehet fuqishëm në tregun e
smartphone-ve prezanton "Nokia 9"

​Nokia rikthehet fuqishëm në tregun e<br />smartphone-ve prezanton
Nokia e ka shitur emrin e saj dhe kompania HMD Global, e cila ka blerë të drejtat e përdorimit të brendit Nokia, dëshiron të shndërrohet kompania më e madhe e në tregun e telefonave të zgjuar.

Nokia ka prezantuar këtë vit tre modele me hardwer të fuqishëm dhe çmim të arsyeshëm, të cilët do dalin në treg së shpejti.

Sipas njoftimeve të fundit, kompania Nokia po përgatit hedhjen në treg të telefonit të saj më të fuqishëm deri më tani, "modelit 9".

"Nokia 9" do të ketë procesor Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie, e cila mund të zgjerohet me kartën e memories microSD, si dhe ka kapacitet të baterisë prej 3.800mAh. Mund të presim që ekrani OLED të jetë 5,5 inç, dy kamera dhe opsionin për rezistencë ndaj ujit, skanerin për sy dhe audio teknologjinë OZO.

Ky telefon i zgjuar është premtuar se do të ketë çmim shumë të arsyeshëm, gjë që do e bëntë shumë konkurues në krahasim me Iphone dhe Samsung.

Lançimi i modelit Nokia 9 do të bëhet në qershor të këtij viti. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!