Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 421 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66298 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20910 vota ose 2 mandate.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Rezultati në Durrës

PS - 66 298 vota ose 8 mandate

PD - 37 333 vota ose 4 mandate

LSI - 20 910 vota ose 2 mandate

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com