Një foto me Majkon. Prit qenka dhe Brace. Një foto me Çuçin që na bëri reformën administrative. Jooo, qenka dhe deputeti që punoi masivisht me Reformën në Drejtësi, z Xhafaj. Uaaa dhe ministri Tahiri qenka këtu. Zoti ministër, një foto bashkë?

Këta ishin nxënësit e shkollës ’28 Nëntori” të qytetit të Shkodrës që po ndiqnin punimet e Parlamentit në seancën e sotme plenare.

Të akomoduar në lozhën e fundit të parlamentit ata janë surprizuar kur kanë parë politikanët të afrohen drejt lozhës së tyre. Me shpejtësi janë afruar dhe kanë rrëmbyer secili selfie.

[gallery]19063[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)