Hulumtuesit janë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë se sa vite jetë merr për secilin ajri i ndotur, pavarësisht vendit të banimit. Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët d o të jetonin 0.23 vite jetë për person më shumë në qoftë se Shqipëria do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standartet e përcaktuara nga OBSH.
Krahasuar me vendet e rajonit , duket se Shqipëria rrezikon më pak jetën e banorëve përsa i përket ndotjes, thuhet në raport. Kështu, në Kosovë banorët do të jetonin 0.37 vjet më shumë, në serbi 0.73 vite më shumë, në Maqedoni 0.59 dhe ne mal të zi 0.26 vite me shumë. Shkencëtarët besojnë se jetëgjatësia e secili zvogëlohet për rreth 7 muaj me çdo 10 μg / m³ shtesë të PM10 në ajër.
Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë. Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH.
Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com











