​Oprah Winfrey nuk e sheh
veten si presidente e SHBA

​Oprah Winfrey nuk e sheh<br />veten si presidente e SHBA
Oprah Winfrey është shumë gjëra: manjate e medias, ikonë amerikane me ngjyrë, adhuruese dhënies së dhuratave e të tjera. Megjithatë, një gjë nuk do të jetë kurrë, Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht gjithë atyre njerëzve në internet që kanë formuar skuadrën #Oprah2020. 

Në një intervistë, Oprah pranoi se nuk e ka në program presidencën.

“Kurrë", theksoi me forcë. "Jo, nuk është gjë për mua".

Oprah, përkrahëse e Hillary Clinton, është shprehur me zë të lartë në lidhje me politikën më parë. Pas fitores së Donald Trump, e cila me sa duket i tronditi të gjithë  përveç Trumpit, themeluesje e Harpo Productions u përpoq të përhapte një mesazh shprese. Ajo i la njerëzit të habitur pas deklaroi për Associated Press se presidenti i zgjedhur u duk "i përulur" pas takimit me Presidentin Obama.

Ajo postoi edhe një foto në Twitter, me diçiturën “Merrni frymë thellë. #ShpresaJeton!”. Më pas u detyrua të shpjegonte se çfarë donte të thoshte, pasi jo gjithçka shkoi mirë.
 
Bazuar vetëm te kjo mund të kuptohet se pse Oprah nuk do t'i futej garës për presidencën. Përveç kësaj, ajo është që tani një nga gratë më të fuqishme në botë, kështu që nuk ka nevojë për Zyrën Ovale.

Megjithatë, Oprah pranoi se do t'i mungojë Barack Obama, First Lady Michelle dhe dy vajzat e tyre, Sasha e Malia. 


“Unë, si grua afro-amerikane, pasi kam para veten time nëpërmjet saj dhe  vajzave, do ta ndiej shumë mungesën e tyre. Ato kishin shumë domethënie për mua".
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'