​OSBE apel policisë, reagon
Ndreu: Mos e ki atë merak

TIRANE-Pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt ku kërkohej që policia  të jetë e paanshme në zgjedhjet e 18 qershorit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.
 
Deputeti socialist përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i ka kthyer përgjigje Borchardt, duke i kujtuar atij se policia është e certifikuar pozitivisht që në vitin 2003.
 
Një gjë e tillë është e shkruar edhe në raportet OSBE-ODHIR për zgjedhjet, i kujton Ndreu ambasadorit të OSBE.
 
“Zoti ambasador i OSBE, policia eshte certifiku pozitivisht qe ne zgjedhjet lokale te 2003 dhe jo ne 2007. Atëherë vete lideri i opozites Sali Berisha ka pershendet rolin korrekt te Policise se Shtetit. Po keshtu OSBE-ODHIR ne raportin e vet per zgjedhjet”!- ka shkruar Pjerin Ndreu në “Facebook”.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës