​OSBE: Trump të ndërpresë sulmet
mbi mediat, cënon demokracinë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i kërkoi presidentit amerikan, Donald Trump të ndërpresë sulmet e tij kundër medias në SHBA duke theksuar se ato prekin një themel të demokracisë dhe rrezikon inkurajimin e praktikave të tilla edhe në vende të tjera.
 
“Deklaratat e presidentit amerikan janë shumë shqetësuese sepse ato degradojnë rolin thelbësor që luan media në të gjithë shoqëritë demokratike”, u shpreh përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Désir.
 
“Gjatë një fjalimi në Feniks (Arizona) më 22 gusht, Trump kishte akuzuar kryesisht median se është dukshëm e pandershme, e kalbur dhe se krijon histori nga më të ndryshmet”, thekson Désir.
 
“Duke e cilësuar median si armike të popullit, presidenti amerikan mohon jo vetëm legjitimitetin e tyre, por ai bën që gazetarët të jenë potencialisht shënjestër e dhunës”, vazhdonpërfaqësuesi i OSBE.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës