​Panucci flet për herë të parë si
kuqezi: Objektiv "Euro 2020"
FOTO+VIDEO/ Mbërritja në Rinas e italianit

​Panucci flet për herë të parë si<br />kuqezi: Objektiv FOTO+VIDEO/ Mbërritja në Rinas e italianit">
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri.

Gjatë një konference për mediat, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka zyrtarizuar tashmë se deri në përfunimin e eleminatorëve të "Euro 2020",  drejtimin e kuqezinjve do ta ketë 44- vjeçari, Christian Panucci.

Panuçi ka mbajtur veshur fanellat e ekipeve me emër në evropë  Milan, Real Madrit, Roma dhe Inter. 44- vjeçari  zëvendëson trajnerin  Gianni De Biazi në krye të Shqipërisë, ndërkohë që në konferencën për shtyp ka zbuluar se objektivi i tij është të mbylli kualifikueset e “Rusi 2018”në  vendin e tretë të grupit G dhe më pas kualifikimi në finalet e “Kampionatit Evropian 2020”.

[gallery]23154[/gallery]
Panucci në karrierën e tij si trajner, ka qenë ndihmës i Fabio Kapelos në kombëtaren e Rusisë dhe ka drejtuar skuadrën e Livrnos dhe Ternanës në Seria B në Itali.

Gjatë konferencës për mediat Panucci ka falënderuar federatën për mudnësinë si dhe është shprehur se kualifikimi në “Rusi 2018” mbete një sfidë e vështirë për Shqipërinë.

“Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, mezi pres të fillojë punën në drejtimin ekipit kombëtarë, kualifikimi  në ‘Rusi 2018’ është një sfidë e vështirë, objektivi im kryesor mbetet kualifikimi në 'Euro 2020' ”, është shprehur  se trajneri i ri i cili ka shtuar se është një përgjegjësi e madhe të drejtosh një ekip kombëtar.

Gjithashtu Panucci ka premtuar që gjatë kohës  së qëndrimit në Shqipëri do të marrë edhe leksione për gjuhën shqipe, ku gjëja e parë që do të mësojë do të jetë himni.

Për sa i përket stafit që do të shoqëroi trajnerin e ri, ai ka zbuluar se do të përbëhet nga tre italian dhe dy shqiptarë. Ndërkohë 44- vjeçari në stafin e tij ka sjellë edhe një risi, për herë të parë do të ketë një video analist i cili do të jetë pjesë e kombëtares.
 
I pyetur për grumbullimin e lojtarëve nga kampionati shqiptar, italiani është shprehur se nëse do të ketë elementë të cilët janë cilësorë, do të bëhen pjesë e kombëtares.

Nga ana tjetër presidenti Duka është shprehur i bindur se Panucci është zgjedhja e duhur për drejtimin e skuadrës.

“Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur, do punojmë shumë që të shkojmë sërish në evropian”, u shpreh Duka.



Duka falënderon kandidatidatët e tjerë, Zengën, Malezanin dhe Sedorf
“Ka qenë një proces ndoshta i zgjatur pak në kohë sepse bashkë me stafin teknik të FSHF-së nuk kemi marrë një vendim të lehtë. Në këtë konferencë falënderoj të gjithë kandidatët që kemi kontaktuar të cilët kanë qenë gati të marrin drejtimin e Shqipërisë, duke filluar nga Zenga, një trajner shumë i mirë, Sedorf, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Malezani.

Kemi marrë vendimin më të mirë, kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk besoj se ka nevojë t’ua prezantoj. Ka një eksperiencë të madhe si lojtar, ndoshta modeste në trajnim.

Kemi bërë zgjedhje shumë të mirë, për mua është një njeri me vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme. Jam i bindur që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur të jemi pjesë e EURO 2020.”





[gallery]23148[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën