“Teoria e evolucionit është e vërtetë dhe Perëndia nuk është ‘magjistar me shkop”, ka deklaruar Papa Françesku, duke folur në Akademinë Papnore të Shkencave.

Francis shpjegoi se të dyja teoritë shkencore nuk ishin të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesii, duke argumentuar në vend se ata "e kërkonin".

"Kur lexojmë për Krijimin në Zanafillë, rrezikojmë të imagjinojmë se Perëndia ishte magjistar, me një shkop magjik që mund të bënte gjithçka. Por kjo nuk është kështu. Në tërësi teoritë shkencore nuk kanë qenë të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesi.

Nga leximet e shumta që në zanafillat e hershme lidhur me procesin e krijimit, rrezikojmë të imagjinojmë se Perëndia ishte një magjistar, me një shkop magjik të aftë për të bërë gjithçka.
Por nuk është kështu.

Evolucioni në natyrë nuk është në kundërshtim me nocionin e krijimit, sepse evolucioni kërkon krijimin e qenieve që evoluojnë”
, tha Francis.

Kujtojmë se Kisha Katolike ka pasur një reputacion për të qenë antishkencore.

Megjithatë, dikur komentet e Papa Françeskut ishin në përputhje me punën progresive të Papa Piut XII, i cili në mënyrë aktive e mirëpriti teorinë e madhe të evolucionit.

Në vitin 1996, Gjon Pali II shkoi edhe më tej dhe sugjeroi se evolucioni ishte “më shumë se një hipotezë” dhe “fakt i vërtetuar në mënyrë efektive”.

Benedikti XVI dhe këshilltarët e tij të ngushtë me sa duket kanë mbështetur “dizajnin inteligjent” që mbështeste evolucionin – ideja se zgjedhja natyrore në vetvete është e pamjaftueshme për të shpjeguar kompleksitetin e botës.

Ndërkohë Giovanni Bignami, president i Institutit Kombëtar Italian të Astrofizikës, ka pohuar: “Evolucioni erdhi nga krijimi.”

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com