​Paris, nëna që sakrifikoi veten për
të mbrojtur djalin 5 vjeç nga plumbat

​Paris, nëna që sakrifikoi veten për<br />të mbrojtur djalin 5 vjeç nga plumbat
FRANCË – Një fëmijë vetëm 5 vjeç u gjet nën trupin e pajetë të nënës së tij brenda teatrit “Bataclan”, pasi ajo sakrifikoi veten për të shpëtuar të birin.
 
Elsa Delplace, 35 vjeçe, përdori trupin e saj si mburojë humane për të mbrojtur djalin e saj, Louis, në kohën kur terroristët nisën të qëllonin mbi turmën që po ndiqte koncertin e grupit Eagle of Death Metal.
 
Nëna e saj, Patricia San Martin, 61 vjeçe, gjithashtu vdiq gjatë masakrës, që ishte një nga sulmet seriale në kryeqytetin e Francës.
 
Kur nisën të shtënat, Elsa dhe Patricai u hodhën mbi 5-vjeçarin Luis në përpjekje për ta shpëtuar atë.
 
“Elsa Delplace dhe nëna e saj, Patricia vdiqën të premten nga plumbat brenda Bataclan”, shkruan një mikeshë e Elsas, Sihem Souid në revistën “Le Point” në përkujtim të saj.
 
“Djali i saj Louis, rrezja e ditëve të saj me diell, u gjet në spitalin Vincennes, I trullosur dhe i mbuluar nga gjaku i nënës së saj, ndërsa po përpiqej ta mbronte atë nga plumbat.
 
Elsa ishte një person i angazhuar në punë vullnetare në aktivitete kulturore dhe botën artistike.
 
Rreth 89 persona u vranë në teatrin Bataclan nga të shtënat dhe shpërthimi vetëvrasës i terroristëve.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës