​Partizani arrin Kukësin në kryesim
Laçi fundos Flamurtarin

​Partizani arrin Kukësin në kryesim<br />Laçi fundos Flamurtarin
Partizani shfrytëzoi më së miri barazimin në ndeshjen Skënderbeu-Kukësi pasi mposhti Korabin dhe tashmë bashkëkryeson Kampionatin me Kukësin.

Ndeshja e javës së 26-të mes Korabit dhe Partizanit e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” përfundoi 2-0 për kryeqytetasit që me pak sforco arrijnë të marrin maksimumin. Skuadra e drejtuar nga Starova e zgjidh gjithçka në dy minuta. Demat e kuq kalojnë në avantazh në minutën e 31-të falë një autogoli të Prençit.

Pas një aksioni të bukur të Partizanit Fili fut një top në zonë dhe aty Prençi është i pafat pasi topi i përplaset në trup dhe përfundon në rrjetë. Një minutë më pas shënon edhe sulmuesi Ekuban mjaft bukur me një gjuajtje në limitet e zonës.

Në pjesën e dytë Partizani kontrollon duke siguruar tre pikët e radhës që e ngjisin në krye. 52 pikë për Partizanin po aq sa Kukësi dhe dy skuadrat ndajnë vendin e parë.

Festë ka edhe në Kurbin. Laçi ka fituar minimalisht duelin e mbijetesës ndaj Flamurtarit 1-0.Golin e fitores për bardhezinjtë e shënoi Ansi Nika në minutën e 58-të.3 pikë shprese për Laçin që i largohet zonës së ftohtë ndërsa fundosen vlonjatët që me renditjen aktuale janë një kategori më poshtë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë