​Patozi: Kërkuam qeveri teknike
na dhanë president teknik

​Patozi: Kërkuam qeveri teknike<br />na dhanë president teknik
TIRANË-Deputeti i PD, Astrit Patozi është shprehur sot mbi zgjedhjen e Ilir Metës, si President i vendit. Patozi thotë se kishte dy arsye se përse nuk e uroi dje Metën për detyrën e re.

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje te “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj.
 
E para, se prita radhen…
 
Por me e rendesishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gezimit te atyre qe e cuan si duke e mbajtur ne barrele drejt majes se shtetit, por edhe merzine e atyre qe u zhgenjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur dicka tjeter.
 
I vetmi qe kishte nje arsye per ta mbeshtetur dje ne parlament ishte Ben Blushi, por pikerisht ai votoi kunder.
 
Dhe arsyeja e vetme ishte se ata te dy kane qene shoke gjimnazi.
 
Te gjithe te tjeret, bene te kunderten e asaj qe donin.
 
LSI votoi me shpirt nder dhembe, se ua kishte futur Edi Rama.
 
Ndersa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo per zgjedhjen, por per internimin e Ilir Metes.
 
Ky eshte presidenti qe duam, ne Shqiperine qe duam, me policine qe duam, me drejtesine qe shume shpejt do ta duam…
 
Mbetet per t’u konsumuar vetem akti i fundit nese do te kemi edhe opoziten qe duam…


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën