TIRANE - Partia Demokratike ka përshëndetur marrjen e masave nga Forcat e Armatosura për mbylljen e aerodromit të Gjadrit ndërsa ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të hetimit parlamentar.
Deputeti i PD Keltis Kruja tha se masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e imazhit të vendit ndërsa shtoi se betoni i vënë sipas tij nuk mbulon qeverisë në trafik narkotikësh. Kruja kërkoi fillimin e punës së komisionit hetimor për të zbardhur këtë ngjarje.
"Partia Demokratike përshëndet forcat e armatosura për reagimin e tyre, dhe marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve dhe dëshmive të shumta se kjo infrastrukturë mund të jetë përdorur nga narkotrafikantët. Masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të forcave tona të armatosura, anëtarë të NATO-s. Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogës. Ndaj Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të komisionit parlamentar hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogës." tha Kruja.
Ai shtoi më tej se kjo ngjarje duhet të zbardhet pasi është në të mirë të interesit të qytetarëve
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com