​PD: Mitingu i PS i dështuar, të
rinjtë u sollën me forcë/FOTO

​PD: Mitingu i PS i dështuar, të<br />rinjtë u sollën me forcë/FOTO
Partia Demokratike e quan të dështuar mitingun e PS-së sot me të rinjtë e qarkut të Tiranës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, shkruan në Facebook, se gjimnazistët u sollën me forcë nga rrethet e tjera.
 
Ai ka publikuar edhe një album me foto të autobusëve të parkuar përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", pranë ish-hotel Dajtit.
 
Dështim spektakolar i Rilindjes! Përdorimi i autobusëve të gjimnazeve nga e gjithë Shqipëria, presion ndaj gjithë administratës publike për të sjellë secili fëmijët e përsëri hapësira para bashkisë ngjitur me Sheshin Skënderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, një hapësirë që është dy herë më e vogël se çadra e lëvizjes qytetare e ngritur nga opozita!

Provokojnë dhe opozitën duke bërë presion me lugë çaji! Flasin dhe për marrje përpara këta që ecjen në karrierë ose në jetë e kanë vetëm mbrapsh
t!”, deklaron Salianji. 

autobuset
(Fotot e autobusëve të parkuar në Bulevard)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij