Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore, për shkak se ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe vetë Rama, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur.
Bëhet fjalë për ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët nuk firmosën urdhrin e qarkullimit për Ilir Marko, raporton “Panorama”.
Aleanca e fshehtë e PD-së dhe LSI-së, kanë lënë pa fuqi ligjore urdhrin e Kryeministrit Rama.
Nga llogaritë në kabinetin Rama, shumicën e ministrave e ka PD me 6 ministra teknikë dhe LSI-ja me 5 ministrat.
Nga pakti PD dhe LSi, zëvendës ministri i LSI-së, Ilir Marko ka mbetur në detyrë.
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë vendosur një kusht për firmosjen e shkarkimit e zv.ministrit Marko, "shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj".
Zv. Kryeministja, Mandija, me të njëjtin motivacion të shkarkimit të Ilir Markos kërkon të shkarkohet Irena Beqiraj.
Rama nuk pranon shkarkimin e Beqirajt, e cila disa ditë më parë sulmoi zv. kryeministren Mandija dhe për këtë 6 ministrat teknikë të PD-së bashkë me zv. kryeministren nuk e kanë firmosur urdhrin për shkarkimin e Ilir Markos.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com