​PD: Udhëtove në Paris më dt.16   
Veliaj: Isha dje në Itali, te Fino
Blofi i PD/Veliaj udhëtoi me biletë 'low cost'

​PD: Udhëtove në Paris më dt.16   <br />Veliaj: Isha dje në Itali, te Fino<br />Blofi i PD/Veliaj udhëtoi me biletë 'low cost'
TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj iu kundërpërgjigj akuzave të PD-së për udhëtim të shtrenjtë me çarter, duke bërë publike biletën low cost. 

Në biletën e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, duket qartë se ai ka udhëtuar drejt Italisë njësoj si të gjithë udhëtarët e tjerë.

Megjithatë, si të mos mjaftonte ky skup i dështuar, PD ka tentuar të sajojë një vizitë të Veliajt drejt Parisit në datën 16 janar (ditën e hënë), por Bashkia e Tiranës ka reaguar sërish duke publikuar axhendën e Veliajt në këtë datë. 

Ndërsa vizita e tij jashtë vendit, është ajo e ditës së djeshme, 17 janar, drejt Italisë, ku ka vizituar në spital deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet nga një sëmundje e rëndë. 

Ndërsa ditën e hënë, 16 janar, ndryshe nga sa pretendon PD, Veliaj ka qenë në krye të detyrës duke inspektuar shkollën "4 dëshmorët" si dhe ka marrë pjesë në një konferencë të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

Në vijim të axhendës së Veliajt të ditës së hënë, ai ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, Johan Sattler. Çka do të thotë se e hëna për kryebashkiakun e Tiranës ka qenë ditë pune dhe jo udhëtimi drejt Parisit siç pretendon PD. 
bileta e avionit veliaj

bileta e avionit veliaj


bileta e avionit veliaj
 (Prita me kenaqesi kete mengjes ne @BashkiaTirane Ambasadoren e Islandes! Dikush t'i thote SHQUP-it te mos genjeje! Ne Tirane do munden paq, shkruan Veliaj ne Twitter duke publikuar foton si me lart)

Bileta e Veliajt
Veliaj ka publikuar biletat 'low cost' që ka blerë duke hedhur poshtë kështu pretendimet e PD për çarter apo pagesa nga biznesmenë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndodhej në Milano për të vizituar Bashkim Finon që po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj.

"Bashkia e Tiranës hedh poshtë shpifjet e fundit të Partisë Demokratike, lidhur me një gjoja udhëtim që Kryetari i Bashkisë paska bërë dy ditë më parë në Paris.

Kjo është një sajesë e ulët që vetëm zyra e SHQUP-it mund ta fabrikojë dhe sigurisht, si çdo gënjeshtër tjetër e tyre hidhet poshtë lehtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj. Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan.

Për ta faktuar këtë po publikojmë edhe biletën e udhëtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë vijojnë punën e pandalur për kthimin e Tiranës në drejtimin e duhur", shton Bashkia e Tiranës lidhur me akuzat e PD.

Akuzat e PD
​Nga selia blu, ishte Grida Duma ajo që deklaroi se Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.

Sipas Dumës, me Veliajn kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

Avioni çarter është paguar nga biznesmeni”, thotë Duma.

Reagimi i dytë i PD: Veliaj me çarter në Paris më 16 janar
Pas përgjigjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Partia Demokratike reagoi sërish përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma. 

Duma insistoi se Veliaj udhëtoi me çarter dhe sipas saj, avionin e solli Artan Sheqeri, ndërsa kryebashkiaku ishte në bord së bashku me numrin dy të Bashkisë, Arbi Mazniku.

​Sipas Grida Dumës, Veliaj ka udhëtuar në drejtim të Parisit në datën 16 janar. 

"Erjon Veliaj thelloi skandalin e fluturimit me çarter dy ditë më parë, duke mos bërë transparencë, por duke mashtruar publikisht.
Ne e pyetëm sot në mesditë për motivin e vizitës me çarter në Paris, me datën 16 Janar, dhe i kërkuam të sqaronte se kush është biznesmeni që ka paguar këtë fluturim luksoz, dhe a ka ai interesa në bash​kinë e Tiranës.
Veliaj përgjigjet duke përmendur vizitën që ka bërë me 17 janar, në Itali, pra vizitën që ka bërë dje. Kështu, ai e thellon skandalin, sepse i fshihet carterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull duke përmendur një fluturim tjetër, të një dite më parë.
Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9 e 20 të mengjesit është ulur në Rinas një avion çarter i kompanisë AVCON-JET. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris, dhe në bord ishin 3 pilotë, Erjon Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri.
Përse Erjon Veliaj e mohon këtë udhëtim?
Pse fluturon me çarter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro?
Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?
A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim?
Cfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me bashkinë?
A është i lidhur biznesmeni i çarterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?"
, tha Duma. 
 
Bashkisë së Tiranës: Në datën 16 janar, Veliaj ka qenë në krye të detyrës
Bashkia e Tiranës akuzon Partinë Demokratike se në sytë e opinionit publik po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.

Në përgjigje të Partisë Demokratike, Bashkia përsërit se ditën e Hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit. 

"Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se z. Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, sipas Bashkisë, ditën e Hënë, Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, Johan Sattler.

"E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.

Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.

Për transparencë, po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.

Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë
", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

axhenda veliaj
axhenda e veliajt
(Axhenda e Veliajt në datën 16 janar, 2017)


(d.b-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?