Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një 8-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin.

Sipas raportimeve të para S. Beqiri ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas tragjikisht nga kamioni me targa LU 68 262, me drejtues Xhevat Sula,  i cili i mori jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Gjocaj, ndërkohë që policia po vijon hetimet që do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com