Ka dashur gjithmonë të thirrej John, dhe i ka kërkuar prindërve të priste flokët të shkurtër dhe të mos vishej si femër. Shiloh, 11 vjeç, vajze e Brad Pitt e Angelina Jolie, ka shprehur edhe më parë se ndjehet si mashkull.

Sipas agjensisë franceze AFP, “Brangelina” kanë marrë në konsideratë edhe të marrin hapin e madh të kërkuar nga e  bija për të marrë një trajtim me hormone për të ngadalësuar  procesin biologjik që do ta ndihmonte Shiloh të bëhej një femër e rritur.

Angelina dhe Brad janë treguar gjithmonë të hapur për sa i përket seksualitetit të vajzës së tyre, madje Brad ka thënë edhe se ajo kërkon që ti thërrasin edhe John, me emrin e një mashkulli.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com