​Pjerin Ndreu: PS asnjë lidhje
me dhunimin e aktivistit të LSI

​Pjerin Ndreu: PS asnjë lidhje<br />me dhunimin e aktivistit të LSI
LEZHE-Deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh ditën e sotme mbi dhunimin e aktivistit të LSI në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Ndreu u shpreh se PS distancohet nga hamendësimet e disa personave  mbi dhunën dhe i kërkon policisë zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Po lexoj ne media ca deklarata të habitshme të disa eksponentëve të LSI Lezhë në lidhje me një dhunim që i ka ndodhë nje përfaqesuesi te tyre. Lidhja e dhunimit me Partine Socialiste eshte ose lajthitje ose perpjekje për t’u kacavjerre pas nje konflikti per te perfitu politikisht. Nese kane fakte ti denoncojne. Partia Socialiste Lezhe i hedh poshte me neveri keto hamendesime dhe deklaron se ska asnje lidhje me ngjarjen ne fjale. Turp per kedo qe manipulon ngjarje te tilla per te perfituar ndonje vote me shume. Policia te zbardhe ngjarjen duke thirre per te deshmuar dhe keta njohesit e autoreve dhe faktet qe ata kane. Gjovalinit sherim te shpejte!” 

Kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë, njëherësh edhe aktivist i LSI-së, Gjovalin Gjini është sulmuar dje nga persona të paidentifikuar.

Ai është goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga persona të maskuar, teksa kthehej në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e darkës.
Gjini është jashtë rrezikut për jetën, por ka thënë se sulmi ndaj tij është politik. Ai ka thënë në polici se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar. Ata kanë qenë tre dhe të maskuar.
Gjini ka treguar se personat ishin edhe të armatosur dhe se sulmi ndodhi kur ai ishte në një. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar