Presidenti brazilian, Michel Temer, është akuzuar për korrupsion nga Kryeprokurori i vendit.

Ai është akuzuar për marrjen e parave nga shefi i një firme gjigante mishi, por presidenti Temer i ka mohuar akuzat.

Akuzat kundër tij i janë dorëzuar Gjykatës Supreme e cila do të vendosë nëse çështja mund të dërgohet në dhomën e ulët të parlamentit.

Presidenti i Brazilit është përballur me një numër akuzash që kur ka marrë presidencën, por këto janë akuzat e para zyrtare kundër tij.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com