​Presidenti Trump, telefonon Erdogan
E uron për fitoren e referendumit

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, presidenti amerikan Donald Trump, i ka telefonuar presidentit turk Erdogan për ta uruar për fitoren e referendumit.

Informacionet  vijnë nga burime afër presidentit turk Erdogan, i cili me fitoren e referendumit fitoi edhe më shumë pushtet se më parë.

Rezultatet jo zyrtare  kanë treguar se 51.4 për qind kanë votuar për “po” në dryshim të kushtetutës, për të kaluar në sistemin presidencial.

OSBE ka kritikuar sistemin e votimit dhe e ka komentuar atë si të parregullt dhe me mangësi gjatë numërimit të votave, duke lënë hapsira për abuzime. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi