​Prishtina humb thellë në ndeshjen
me Norrkopingun, në Europa Ligë

​Prishtina humb thellë në ndeshjen<br />me Norrkopingun, në Europa Ligë
Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

“Plisat” u mposhtën në Suedi nga Norrkopingu me rezultat 5 me 0. Të pesë golat u shënuan që në pjesën e parë.

Karlsson hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. Për dy minuta, në minutat 24 dhe 26 Andersson dhe Eliasson trefishuan epërsinë e suedezëve, para se Holmberg me dy gola në minutat 31 dhe 40 të shënonte për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Prishtina në pjesën e dytë pati iniciativën duke dominuar sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por që nuk u konkretizuan për të ngushtuar epërsinë e suedezëve.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme, por do të jetë tepër e vështirë për plisat që të kthejnë rezultatin.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan