​Propozimi i Kastriot Islamit:
Përjashtoni Ramën nga partia!

​Propozimi i Kastriot Islamit:<br />Përjashtoni Ramën nga partia!
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami që sot është deputet i partisë më të madhe në opozitës ka bërë një propozim për grupin parlamentar të PS-së. Islami, shkruan në faqen e tij në Facebook se, socialistët duhet të mblidhen dhe të përjashtojnë kryetarin e partisë, Edi Ramën. Reagimi i Islamit vjen pasi PS ka vendosur të përjashtoi nga partia, Armando Prengën për shkak të ngjarjes së ndodhur në Laç.
 
Postimi i Kastriot Islamit:
 
Reagimi i grupit parlamentar eshte jo vetem i vonuar por edhe i pamjaftueshem... Konceptuesi, organizuesi, realizuesi dhe perfituesi i kesaj situate eshte Edi Rama. Ai eshte bere kryeminister me kontributin e tyre. Ai ka bere reformat europiane me votat e tyre. Ai ka sfiduar edhe SHBA edhe BE per CV e tyre...Rama pas gjithe kesaj lan duart duke menduar te shpetoje vete. Socialistet duhet te mblidhen dhe te perjashtojne "koken" e Oligarkise, Banditizmit dhe Krimit, Edi Ramen...Qytetaret duhen te mblidhen per te cmontuar dhe crrenjosur kete bande te rrezikshme...Kjo zgjidhje edhe nese vonon nuk harron!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...